Analiza

Ngjyra e përzgjedhjes së iPhone 5S ose 5C tregon gjininë tuaj

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Ngjyra e përzgjedhjes së iPhone 5S ose 5C tregon gjininë tuaj

iPhoneMenNgjyra e përzgjedhjes së iPhone 5S ose 5C mund të tregojë se cilës gjinie i përkisni.

Sipas të dhënave nga Consumer Intelligence Research Partners (CIRP), meshkujt janë më të prirur të zgjedhin iPhone 5S me ngjyrë gri, ndërsa femrat atë me ngjyrë argjendi.

iPhone5SNë përgjithësi, ngjyra gri është më popullore për modelin 5S, i cili ofrohet përveçse në ngjyrë argjendi, edhe në ngjyrë floriri. Edhe pse ky i fundit është më i kufizuar, të dhënat e CIRP treguan se ishte pothuajse njësoj popullor mes të dyja gjinive.

Përsa i përket ngjyrave të iPhone 5C, edhe ato kanë një farë dallimi mes gjinive. Meshkujt janë më tepër të prirur për të zgjedhin ngjyra si bluja ose e bardha, ndërsa ngjyra më popullore mes femrave ishte pink.

Në përgjithësi, ngjyra blu dominonte më tepër në përzgjedhjet e iPhone 5C (27%), e ndjekur nga e bardha (25%), e gjelbra (21%) dhe pink (20%). E verdha kishte popullaritetin më të ulët me vetëm 7%. (PCWorld Albanian)

iPhone5SColors

Lajmet e fundit>