Biznes

Ngjyra “magenta” e logos, Deutsche Telekom kërcënon një firmë Britanike

May 14 2018
0 Shpërndarje
dataJAR menaxhon dhe implementon pajisjet Apple për bizneset dhe institucionet e edukimit. Kompania me aktivitet pesë vjeçar ka shtatë punonjës dhe përdor këtë markë që nga 2013. Ngjyra “magenta” e logos, Deutsche Telekom kërcënon një firmë Britanike

Gjigandi Gjerman i telekomunikacionit Deutsche Telekom dhe pronari i markës së njohur T-Mobile, kërcënoi me masa ligjore një biznes Britanik duke arsyetuar se ky i fundit përdor ngjyrat e logos së T-Mobile.

Përfaqësuesit ligjore të Deutsche Telekom kanë kundërshtuar një aplikim marke të kompanisë DataJAR.

DT thotë se ngjyrat “magenta” është elementi kryesor i identitetit të kompanisë.

dataJAR menaxhon dhe implementon pajisjet Apple për bizneset dhe institucionet e edukimit. Kompania me aktivitet pesë vjeçar ka shtatë punonjës dhe përdor këtë markë që nga 2013.

“Nuk mund të kesh në pronësi një ngjyrë, kjo është marrëzi,” shprehej James Ridsdale i dataJAR.

Megjithatë avokati i DT, Hogan Lovells argumenton se ngjyra magenta është elementi kyç i identitetit korporativ të DTAG.

Sipas tij logoja e dataJAR mund të çojë në konfuzion dhe njerëzit mund të mendojnë se ekziston një lidhje mes tyre.

dataJAR tashmë duhet të zgjedhë mes ndjekjes së betejës ligjore ose ndryshimit të logos. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>