Harduer

Ngjyra të vërteta vijnë nga kamera më e re e Samsung-ut

Sep 25 2013
0 Shpërndarje
Ngjyra të vërteta vijnë nga kamera më e re e Samsung-ut

Samsung Electronics ka zhvilluar një teknologji të re që pretendon se me anë të saj mund të kap imazhe të një cilësie të lartë edhe kur drita është e ulët apo e dobët.

Këtë vit tregtarët e smartfonëve po konkurrojnë me kamerat e tyre të vendosura para dhe mbrapa aparateve me qëllim që ta bëjnë produktin e tyre më tërheqës për konsumatorët e këtyre pajisjeve.

Dy kampe dallohen, nga njëra anë Apple dhe HTC dhe nga ana tjetër Nokia . Deri tani Samsung ka qëndruar në mes, smartfoni i tij Galaxy S4 ka një kamera 13 megapixel.

Por me zhvillimin e teknologjisë Isocell ndoshta Samsung-u mund të jetë duke u drejtuar drejt kampit Apple dhe HTC. Implementimi i parë i kësaj teknologjie të re përdor vetëm 8 megapixel.

Cilësia e një sensori pamjeje përcaktohet nga masa e dritës që kapet nga pikselë individualë, sipas Samsung-ut. Për të përmirësuar riprodhimin e ngjyrave, teknologjia e re Isocell përdor një barrierë fizike midis piskelëve të afërt.

Kjo teknologji gjithashtu i lejon Samsung-ut të zvogëlojë lartësinë e modulit të kamerës, që e përshtat atë për smartfonë të hollë.

Sensori 8 megapixel Isocell po shpërndahet në volume të pakta dhe Samsung do të fillojë shpërndarjen masive pas tremujorit të fundit të vitit, tha Samsung. Kompania nuk ka zbuluar nëse këto sensorë do të përdoren në pasardhësit e Galaxy S4. (PCWorld Albanian)

gs4active

Lajmet e fundit>