Analiza

NGN (Next Generation Network)

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
NGN (Next Generation Network)

NGN mund të definohet si një rrjet i bazuar në një platformë ku packet switching dhe elementet transportuese (psh. ruterët, switchët dhe getaways) janë të ndarë fizikisht dhe logjikisht nga inteligjenca kontrolluese e thirrje-shërbimit. Kjo kontrollë inteligjente ka përkrahur të gjitha rrjetet që kanë rrjet packet-based transport, duke i përfshirë të gjitha nga thirrjet telefonike me zë në data, video, multimedia, broadband të avancuar, dhe aplikacione menaxhuese, shërbime këto që gjejnë përkrahje të plotë nga NGN.


Pse NGN është i rëndësishëm për ofruesit e shërbimeve?

Në NGN, është një ndarje më e definuar në mes të pjesës së rrjetit transportues (konektues) dhe shërbimeve të cilat punojnë në krye të këtij transporti. Kjo do të thotë kurdo që ofruesi dëshiron të plasoj një produkt të ri, ata mund ta bëjnë këtë duke e definuar atë direkt në shtresën e rrjetit pa e prekur fare shtresën transportuese të rrjetit. Kjo bëhet e mundur sepse në NGN shërbimet janë të ndara nga detajet e transportit.

Për aplikacionet e zërit, një nga paisjet më të rëndësishme të NGN-it është Softswitch-i – pajisje kjo e programueshme e cila i kontrollon thirrjet Voice over IP (VoIP). Kjo paisje mundëson integrimin korrekt dhe të saktë të protokolleve të ndryshme në NGN. Funksioni kryesor i Softswitch-it është të krijoj një platformë në rrjetin ekzistues telefonik, PSTN (Public switched telephone network), përmes Signalling Geteways (SG) dhe Media Geteways (MG). Sidoqoftë, termi Softswitch mund të ndryshoj varësisht nga prodhuesit, dhe të ketë funksione periferike të ndryshme.

IP Multimedia Subsystem (IMS) është arkitekturë standarde e NGN-it, për media-shërbimet kompatibile të definuara nga European Telecommunications Standards Institute (ETSI) dhe 3rd Generation Partnership Project (3GPP).

 

Fig.2 Shembull i driver-ëve të NGN


Në Mbretërinë e Bashkuar është paraqitur një tjetër akronim, i cili është paraqitur nga BT (British Telecom) me emrin 21CN (21st Century Networks). Ky emër është vetëm një tjetër shprehje për NGN, me të cilin British Telecom synon që brenda periudhës 2006-2008 të shpërndajë dhe operoj NGN switch-ët dhe rrjetat. Caku është që viti 2008 të ketë vetëm all-IP switchë në tërë rrjetin e tyre.

 

Kompania e parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka aplikuar NGN është “THUS plc”, të cilët kanë filluar projektin më 1999. THUS NGN përbëhet nga 10.600 km kabull optik, me më shumë se 190 pika gjithandej Mbretërisë së Bashkuar. Rrjeti qëndror optik përdor teknologjinë DWDM (Dense Wave Division Multiplexing) që mundëson një bandwidth prej qindra gigabitëve në sekond.

 
“Rrjeti është kompjuteri”. Këtë po e thonë qe një kohë të gjatë IBM dhe Sun Microsystems, bile edhe Microsoft ka filluar ta pranoj këtë në disa deklarata të tyre të fundit.

 

 

Lajmet e fundit>