Lajmet

Nice Weather, një aplikacion ndryshe për parashikim të motit në Android

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Nice Weather, një aplikacion ndryshe për parashikim të motit në Android

nice weatherNëse e pëlqeni estetikën e rrafshët, minimale që duket se kërkohet mjaft shumë këto ditë, aplikacioni Nice Weather e mundëson këtë.

Ikona të thjeshta për kushtet e tanishme atmosferike, një grafik për temperaturat gjatë kohës dhe një ngjyrë të vetme për t’iu dhënë një ide në çast për parashikimin e motit. Është i thjeshtë dhe i mprehtë, pa ndonjë katranosje të shtuar.

Edhe nëse nuk ju pëlqen dizajn i një aplikacioni minimal, Nice Weather ia vlen të shikohet. Ngjyra e sfondit iu ofron një lexim në çast se si parashihet të jetë moti.

Janë dy grafikë në pjesën e poshtme të ekranit: grafiku linjë iu paraqet parashikimin e temperaturave për tërë ditën (me një pikë për të paraqitur ndërrimin e mundshëm të tyre) dhe një grafik të dytë prapa që iu paraqet mundësinë e reshjeve gjatë ditës dhe kur parashihet të jetë mundësia më e madhe e reshjeve atmosferike.

Aplikacioni përditësohet automatikisht (kështu që nuk keni nevojë të bëni rifreskim), një tërheqje (ang. swipe) e aplikacionit për pesë ditët e ardhshme dhe aplikacioni iu ruan parashikimin tuaj të motit, kështu që mund t’i qaseni atij offline.

Nice Weather është tërësisht pa pagesë dhe është në dispozicion në Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>