Lajmet

NiceHash humbet bitcoin me vlerë 60 milion dollar

Dec 7 2017
0 Shpërndarje
Coindesk raportoi se disa përdorues të portofolëve të NiceHash janë boshatisur. Bëhet fjalë për 4,736.42 bitcoin me vlerë 60 milion dollar. NiceHash humbet bitcoin me vlerë 60 milion dollar

Bitcoin po fluturon dhe ditën e sotme kaloi vlerën e 15,000 dollarëve për herë të parë, por një kompani e projektuar për të ndihmuar prodhimin e monedhave humbi 60 milion dollar pas një hakimi.

NiceHash, një treg i cili ofron fuqinë kompjuterike të atyre që nuk e përdorin për minerat që duan të krijojnë monedha të reja, konfirmoi se u godit nga një sulm hakerash.

Kompania ndaloi operacionet për të paktën 24 orë për të mësuar sesa është dëmi financiar dhe nga erdhi.

Coindesk raportoi se disa përdorues të portofolëve të NiceHash janë boshatisur. Bëhet fjalë për 4,736.42 bitcoin me vlerë 60 milion dollar.

Kompania ka rekomanduar përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre jo vetëm në NiceHash por edhe shërbime të tjera.

Problemet e fundit të sigurisë më shumë kanë prekur Ethereum sesa bitcoin. Një problem në portofolin e Parity në Nëntor ngriu 150 milion dollar në ether ndërsa gjatë verës po një tjetër keqfunksionim çoi në vjedhjen e 150,000 ether-ëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>