Biznes

Nicosia, universiteti i parë në botë që pranon valutën dixhitale Bitcoin për pagesën e shkollimit

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Nicosia, universiteti i parë në botë që pranon valutën dixhitale Bitcoin për pagesën e shkollimit

bitcomMesa duket destinacioni i radhës i monedhës dixhitale Bitcoin është sistemi arsimor. Universiteti Nicosia (UNic), një universitet privat në Qipro me më tepër se 5000 studentë është shndërruar në universitetin e parë të akredituar në botë për pranimin e valutës virtuale.

Universiteti ka njoftuar se duke filluar që këtë pranverë, studentët mund të kryejnë pagesën e shkollimit me Bitcoin nëpërmjet zyrës financiare ose një shërbimi proçesimi on line. Kjo lëvizje e UNic do të lehtësojë kryerjen e pagesave për studentët ndërkombëtarë.

Megjithatë UNic nuk është mjaftuar thjesht me pranimin e valutës Bitcoin. Është njoftuar se së shpejti në këtë universitet do të lançohet edhe dega e Masterit Shkencor për Valutën Dixhitale.

Gjithashtu po i propozohet qeverisë së Qipros që të krijohet një strukturë e përshtatshme për të shndërruar këtë vend në qendrën e tregtimit, përpunimit dhe veprimeve bankare me Bitcoin.

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>