Analiza

Nielsen: Përdorimi i aplikacioneve mobile pëson rritje në 2012

Dec 29 2012
0 Shpërndarje
Nielsen: Përdorimi i aplikacioneve mobile pëson rritje në 2012

Pronarët e pajisjeve smartfon u bënë për herë të parë këtë vit shumica e përdoruesve të telefonëve celularë, me një rritje, prej 49% e pajtimtarëve që ishin gjatë tremujorit të parë të vitit 2012, me 56 % në tremujorin e tretë. Q3-2012-US-Smartphone-OS-market-share

U rrit gjithashtu edhe përdorimi i aplikacioneve mobile, sipas një studimi të kryer nga kompania hulumtuese Nielsen.

Ndërmjet 10 aplikacioneve mobile më të përdorura, Twitter është aplikacioni Android me rritjen më të madhe, ndërkohë që për aplikacionet iPhone, duket se Facebook Messenger është ai që ka pësuar edhe rritjen më të madhe.

Google mbetet marka më e përdorur e Web-it, me një numër unik vizitorësh, mesatarisht rreth 172 milionë për çdo muaj ndërmjet janarit dhe tetorit 2012, ndjekur nga Facebook, i cili arrin një mesatare prej 153 milionë vizitash çdo muaj.

Videoja online vazhdoi të rritet në vitin 2012, ndërkohë që YouTube mbetet burimi kryesor i videove online, me një mesatare prej 132 milionë shikuesish gjatë gjithë vitit. (PCWorld Albanian)

Nielsen

Lajmet e fundit>