Analiza

Nielsen: Android dhe iPhone, barabartë të kërkuar

Dec 1 2010
0 Shpërndarje
Nielsen: Android dhe iPhone, barabartë të kërkuar

Nielsen ka pyetur abonuesit e tanishëm mobil që kanë planifikuar të avancojnë celularin e tyre vitin e ardhshëm, se cilën platformë e dëshirojnë ata më së shumti. Apple iPhone ka dalë me një rezultat të lehtë përpara, tek 30 për qind e të anketuarve, kurse Android doli me 28 për qind. Nielsen në anën tjetër e konsideron këtë barazim.

BlackBerry është larg prapa, me 13 për qind të të anketuarve që thonë se dëshirojnë një celularë RIM. Windows Mobile ka pasur 6 për qind të dëshirueshmërisë, por për shkak se sondazhi ka marr fund në muajin tetor, ka pak gjasa të jetë futur në llogari lansimit i Windows Phone 7.

Gjersa sondazhet e mëhershme kanë treguar se iPhone qëndron si më i pëlqyer tek konsumatorët, ai i Nielsen sugjeron se Android ende do të jetë një zgjidhje e popullarizuar në mesin e blerësve potencial të celularëve të mençur.

Analiza e tregut

Ajo që mbetet të shihet është sesi Windows Phone 7 do të shfaq ndikimin e tij në këtë garë, ndërsa disa fakte interesante tjera që ka gjetur sondazhi i Nielsen janë këto:

  • Në gjendjen e tanishme të pjesëmarrjes në treg, iPhone dhe BlackBerry janë kokë më kokë me 27 për qind. Android ka 23 për qind, dhe në përgjithësi celularët e mençur kanë 30 për qind të tregut.
  • Femrat parapëlqejnë iPhone më shumë sesa Android, 31 për qind me 23 për qind. Meshkujt dëshirojnë më shumë Android, 33 për qind me 29 për qind.
  • Gjashtë për qind e të anketuarve mbi moshën 55 vjeç dëshirojnë iPhone, por shkala është deri diku e barbaritë tek grupmoshat më të reja. Sa më i moshuar aq më pak i varur. Më shumë se një çerek i njerëzve të moshës mbi 55 vjeç ishin të pasigurt në blerjet e ardhshme.
  • Ata që kanë momentalisht celularë të mençur, thonë: 7 për qind do të dëshironin një iPhone, dhe 3 për qind do të dëshironin një Android. Kjo ka kuptim pasi që iPhone po udhëheq pjesëmarrjen në treg, dhe pronarët e iPhone pëlqejnë avancimin.  /pcworld.al

Lajmet e fundit>