Lajmet

NiftySplit hap një dritare të re vetëm për tabe në Chrome

Sep 23 2013
0 Shpërndarje
NiftySplit hap një dritare të re vetëm për tabe në Chrome

Nëse hapni shumë tabe në shfletuesin tuaj Chrome, mund të jetë e vështirë që të rrini të përqendruar vetëm në njërin.

NiftySplit është një shtojcë unike për Chrome me një ide të mençur për të ju ndihmuar.

Sapo të instaloni shtojcën, do të shihni një opsion të NiftySplit në menunë tuaj të djathtë kurdo që klikoni një lidhje (ang. link). Sapo ta hapni atë lidhje në një dritare të NiftySplit, Chrome automatikisht do të mbush ekranin tuaj me dy dritare të shfletuesit, secili që merr gjysmën e ekranit.

Në të djathtë është dritarja e NiftySplit, ndërsa në të majtë është dritarja juaj kryesore. Klikoni i ndonjë lidhjeje në shfletuesin në anën e majtë, do ta hapë atë në një tab të vetëm në NiftySplit.

Mund të jetë pak e paqartë për ta kuptuar në fillim, por mund të jetë një gjë vërtet e pëlqyeshme për ju. Në disa faqe, mund të hapni shumë lidhje në tabat e rinj, por mbase as që i vizitoni më.

Me këtë shtojcë, mund të përdorni një dritare për të gjetur përmbajtje dhe dritaren e dytë për ta konsumuar atë përmbajtje pa pengesa.

Ju ende mund të hapni lidhje në taba të ndarë duke klikuar me të djathtën, por kjo shtojcë shton një “grindje” të mjaftueshme për të ju ndihmuar që të rrini të përqendruar. (PCWorld Albanian)

original

Lajmet e fundit>