Lajmet

Nike do të hyjë në hapësirën e softuerit për orët inteligjente duke filluar me Samsung Gear S

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Nike do të hyjë në hapësirën e softuerit për orët inteligjente duke filluar me Samsung Gear S

nikegears-100411209-largeNike po kalon nga markat e fitnesit në orët inteligjente me një aplikacion për orën e ardhshme të Samsung, Gear S. Aplikacioni Nike+ do të vijë i para instaluar në Gear S dhe do të përdori vazhdimisht lidhjet GPS dhe ato celulare të orës inteligjente. Gjatë një vrapimi përdoruesit mund të regjistrojnë itinerarin e tyre dhe të kontrollojnë shpejtësinë edhe nëse kanë lënë smartfonët në shtëpitë e tyre. Ka gjithashtu një aplikacion për dëgjimin e muzikës si dhe konektivitet në Facebook.

Samsung Gear S është e vetmja orë inteligjente që ka një GPS të integruar, veçori kjo e cila mungon në orët e tjera si dhe në disa marka të njohura që prodhojnë rripa fitnesi si Jawbone Up dhe Fitbit Flex. Pa GPS, rripat e fitnesit janë të pa aftë të përcaktojnë shpejtësinë apo dhe itinerarin.

Deri tani Gear S është ora e parë inteligjente e rëndësishme e pajisur edhe më një konektivitet të rrjetit celular. Aftësia për të qëndruar i ndërlidhur me internetin për disa aplikacione fitnesi është mjaft e dobishme. Për Nike ky partneritet është pjesë e një fokusimi të madh në shërbimet dhe softuerët dhe vjen menjëherë pas raporteve në muajin prill që pretendonin se kompania do të braktiste biznesin e saj të rripave të fitnesit. Aplikacioni në orën inteligjente Gear S është hapi i parë i Nike për të hyrë në hapësirën e orëve inteligjente përmes aplikacioneve, dhe pritet që ky të mos jetë i fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>