Lajmet

Nike lëshon aplikacionin Nike+ Move, që përdor çipin M7 në iPhone 5S

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
Nike lëshon aplikacionin Nike+ Move, që përdor çipin M7 në iPhone 5S

Nike-MoveNike lajmëroi në eventin e Apple për iPhone-t e rinj gjatë shtatorit që do të lëshojë një aplikacion Nike+ Move për të marrë përparësinë e çipit M7 në iPhone 5s, një bashkë-procesor që ndjek akselerometrin, giroskopin dhe busullën.

Aplikacioni ka dalë online gjatë ditës së djeshme në App Store, përpara lëshimit më 6 nëntor të aplikacionit tjetër të Nike – Nike+ FuelBand, që do të lëshohet së bashku me rripin e orës së gjeneratës së ardhshme Nike+ FuelBand SE.

Aplikacioni Nike+Move, i parë më tepër si një “përvojë hyrëse” në iPhone 5s, përdor çipin M7 për të shndërruar lëvizjen tuaj në NikeFuel, një matës të shpikur nga Nike për të ju treguar se sa aktivë jeni.

Më saktësisht, Nike+Move mat kur, ku dhe si lëvizni dhe iu mundëson që t’i krahasoni këto statistika me shokët tuaj ose përdoruesit e tjerë të Nike+Move përreth jush. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>