Analiza

Nike po punon me Apple për të zgjeruar kufijtë dixhitalë të veshjeve teknologjike

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Nike po punon me Apple për të zgjeruar kufijtë dixhitalë të veshjeve teknologjike

DSC02341.0_standard_800.0Megjithëse Nike ka braktisur harduerët FuelBand (rripa fitnesi), kompania po punon së bashku me Apple për të avancuar në sektorin e veshjeve të tjera teknologjike. Në një intervistë me Bloomberg, ekzekutivi i Nike, Mark Parker tha se ishte mjaft optimist në lidhje me partneritetin e ri me Apple.

“Teksa shoh në të ardhmen një bashkëpunimi mes Nike dhe Apple, mendoj se teknologjikisht ne mund të bëjmë shumë gjëra më të mira së bashku sesa veçmas,” shpjegon Parker. Më tej Parker citon se çdo gjë është pjesë e planin për të përhapur më tej frontin dixhital të veshjeve teknologjike nga 25 milion në qindra milion përdorues të Nike+.

Teksa Parker nuk vë në dukje asnjë punë të drejtpërdrejtë në harduer së bashku me Apple, dëshira e tij për të rritur bazën e përdoruesve të Nike+ shpjegohet me faktin se ai dëshiron që Nike të jetë një lider në sektorin e fitnessit dhe jo shitjes së pajisjeve. Nike gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Apple duke mbështetur iPod-et dhe iPhone-t me Nike+, dhe tashmë edhe orën inteligjente të ardhshme Apple Watch. Madje Apple tashmë ka punësuar edhe ish-drejtorin e dizajnit të Nike vitin e shkuar për të punuar me pajisjet teknologjike. Duke diskutuar për të ardhmen e veshjeve teknologjike, Parker tha se hardueri i së ardhmes do të jetë më i integruar dhe me stil dhe më funksional. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>