Harduer

Nikkei: iPhone 8 do të jetë telefoni me ekranin më të madh dhe më i shtrenjtë i Apple

Mar 6 2017
0 Shpërndarje
iPhone 8 do të shënojë ridizenjimin më radikal të telefonëve të Apple prej tre vitesh. Sot një gazeta më e madhe financiare në botë Nikkei raportoi se Apple do të sjellë tre iPhone këtë vit. Nikkei: iPhone 8 do të jetë telefoni me ekranin më të madh dhe më i shtrenjtë i Apple

Dy prej tyre pritet të jenë përditësime të rëndësishme të cilët do të mbajnë brendin iPhone 7s dhe 7s Plus ndërsa iPhone 8 do të diferencohet nga të gjithë me ekranin 5.8 inç OLED.

E thënë ndryshe, iPhone 8 është telefoni me ekranin më të madh prodhuar ndonjëherë nga Apple. Nëse mendoni se telefoni do të jetë aq i madh sa të mbahet dhe ndërveprohet me vështirësi, Nikkei thotë se Apple do të rrisë madhësinë e ekranit por jo të telefonit në terësi.

Një tjetër detaj i rëndësishëm i cituar nga Nikkei është kostoja e iPhone 8 i cili do të jetë telefoni më i shtrenjë i Apple në histori.

Ky informacion qëndron në një linjë me raportin e analistit të KGI Securities, Ming-Chi Kuo se iPhone 8 do të kushtojë mbi 1,000 dollar.

Kuo ka të njëjtën përgjigje për iPhone sa i përket ekranin 5.8 inç megjithatë ai thotë se vetëm 5.15 inç do të jenë të përdorshme. Sipas tij pjesa tjetër e ekranit do të shërbejë si panel funksionesh i ngjashëm me Touch Bar në linjën Macbook Pro. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>