Harduer

Nikon Coolpix S100pj me projektor të integruar

Aug 4 2009
0 Shpërndarje
Nikon Coolpix S100pj me projektor të integruar

Sidoqoftë, tani mund të konfirmojmë gjërat mbi këtë Nikon, për shkak se kjo kompani ka sjellë në fakt jo një por katër aparate të reja të serisë Coolpix.

Ai për të cilin duhet të bisedojmë më së shumti është S1000pj, që do të arrijë me një projektor të integruar edhe i cili është ultra i vogël dhe është në gjendje të paraqes imazhe prej 5 deri në 40 inç. Nikon reklamon një distancë paraqitëse fleksibile që është në gjendje të paraqes imazhe prej 10 deri në 78 inç (në distancë prej 2 metra) me bardhësi deri në 10 lumen. Gjersa përdorni këtë projektor, bateria mund të mbajë deri në një orë pune të plotë.

Veçori tjera përfshijnë aftësinë për të incizuar filma në rezolucion 640 x 480 në 30 fps, pastaj përmban një sensor 12.1 megapikselësh, 5x zoom në kënd të gjerë, ekran LCD 2.7 inç me rezolucion të lartë, stabilizim të imazhit pesë drejtimesh hibrid VR, detektim të lëvizjes me fotografues automatik dhe të dhëna ISO, deri në 6400 ISO, 16 moduse për skena, dhe shumë gjëra tjera.

Nikon Coolpix S100pj do të paraqitet në treg me një çmim prej 410 dollarësh.


S570, S640 dhe S70


Tri aparatet tjera Coolpix janë gjithashtu të parapara për debutim në shtator, duke filluar prej modelit më të thjeshtë 200 dollarësh, S570. Ky përmban një sensor 12.0 megapikselësh, 5x zoom në kënd të gjerë, deri në ISO 3200 në rezolucion të plotë, LCD 2.7 inç, stabilizim VR katër drejtimesh dhe fokus automatik deri në 12 fytyra. Nikon do ta ofrojë S570 në lloje të ndryshme të ngjyrave.

Duke lëvizur një hap më tej, paraqitet S640 me një sensor pakëz më të madh prej 12.2 megapiksel, ISO prej 100 deri në 6400, dhe kohë startimi prej vetëm 0.7 sekonda, për të cilën Nikon thekson se është më e shpejta në klasën e saj. S640 gjithashtu do të ketë ngjyra të ndryshme ndërsa do të kushtojë 250 dollarë.

Në fund arrin S70 me një ekran OLED 3.5 inç të ndjeshëm në prekje dhe që përmban gjithashtu “Një gjeneratë të re të kontrollave të ekranit të ndjeshëm, duke ofruar kështu një eksperiencë të re të fotografimit dhe incizimit”. S70 gjithashtu mund të incizojë në format HD me 720p, ka një sensor 12.1 megapikelësh, 5x zoom në kënd të gjerë, ISO deri në 6400, stabilizues 5 drejtimesh të imazhit, etj. S70 do të përmbajë një çmim final prej 400 dollarë.

Lajmet e fundit>