Lajmet

Nikon jep një paraqitje negative

May 26 2009
0 Shpërndarje
Nikon jep një paraqitje negative

alt

Prodhuesi Japonez i aparateve digjitale duket se do të shkurtojë 1.000 vende të punës, për të tentuar zvogëlimin e vendeve të punës.
Në një konferencë për gazetarë, kompania planifikon që gjatë marsit të ardhshëm të ndërprejë mardhëniet me 800 punëtorë të kontraktuar dhe me honorarë, nga fuqia totale e punëtorëve prej 3.000 sosh, Nikon planifikon të shkurtojë edhe 200 vende tjera të punës të stafit të marketingut në Japoni dhe në pjesët tjera përtej brigjeve detare. Shpresohet që këto shkurtime t’i kursejnë kompanisë 8 miliard jen (84 milion dollarë) në vit.

Nikon paralajmëron se prêt të paraqet një humbjen neto prej 17 miliardë jen (179 milion dollarë) për vitin fiscal që përfundon në mars të vitit 2010, në krahasim me një fitim prej 28.1 miliardë jen që ishte gjatë vitit të kaluar.

Megjithëse jashtëzakonisht i mirënjohur për aparatet e saja digjitale, Nikon fajëson krizën ekonomike si shkaktar kryesor të rënies së kërkesës për pajisje me vlerë të madhe, sikurse që janë produktet e ndryshme profesionale nga kjo kompani. Si rezultat, kompania planifikon që zvogëlojë edhe prodhimin në Japoni dhe të ndalojë shërbimet e servisimit në SHBA, Evropë dhe Azi.
 

Lajmet e fundit>