Lajmet

Nikon paraqet modelet e reja të aparateve dixhitalë

Feb 4 2009
0 Shpërndarje
Nikon paraqet modelet e reja të aparateve dixhitalë

 

 

 

 

 

Nikon Coolpix P90
altNikon coolpix P90 kushton 400 dollarë dhe ka zoom të madh. Ofron zoom optik 24 X, 24mm deri 624mm, ndërsa do të dalë në shtije në muajin prill.
Për të pasur një zoom të mirë pa e humbur kualitetin, modeli P90 mundëson stabilizimin e fotografisë përmes katër mënyrave: optical CCD shift, zbulimit dhe përqendrimin në objektet lëvizëse, ISO mundësive të mëdha dhe përzgjedhësit të fotografive që mund t’i bëjë dhjetë fotografi të shpejta me pamje shumë të qartë. P90 gjithashtu ka edhe kontroll manual të butonit për shkrepjen e fotografisë, mundësi incizimi të ngjashme me atë të Casio Exilim EX-F1 dhe kualitet të lartë me 15 imazhe për sekondë.  

 

Nikon Coolpix L100
altNjë tjetër model me shumë pikselë dhe zoom të madh është edhe modeli Coolpix L100. Ky model ka kamerë me 10 megapikselë dhe zoom 15X që mund të kapë objektive prej 28mm në kënd të gjerë deri në 420mm me minimum prej 1cm në macro mode. Katër mënyrat për ta stabilizuar fotografinë, LCD 3 inç dhe shpejtësia prej 13 imazhes për sekondë, janë mundësitë e tjera të modelit L100 që kushton 280 dollarë. Ky model po ashtu ka edhe Auto mode, mundësinë për portrete të mira dhe përzgjedhësin automatik të pamjes, ndërsa do të dalë në shitje gjatë muajit prill.  

 

 

Nikon Coolpix S630
altZoomi i lartë optik është një nga katër shtesat e reja të Nikon serive Scoolpix aparateve dixhitalë. Modeli Coolpix S630 ka zoom optik që varion nga 37mm në 260mm dhe ka kamerë me 12 megapikselë. Modeli S360 ofron katër mënyra të stabilizimit të fotografisë: LCD 2.7 inç, tiparet edituese brenda aparatit, përzgjedhësin automatik të imazhit, ISO baraspeshimin; mundësi për portrete të mira, reduktimin e ngjyrës së kuqe nga sytë. I mundshëm në pesë ngjyra (i zi, i kaltër, i kuq, i argjendtë dhe ngjyrë vjollce), modeli S360 do të jetë në treg prej muajit mars me çmimin 280 dollarë.

 

 

Nikon Coolpix S620
altMegjithëse ka çmim më të ulët se Coolpix S630, modeli S620 që kushton 270 dollarë, mund të jetë një blerje më e mençur për një arsye: kapë pamje në këndin e gjerë 28mm dhe ka zoom optik 4X. Ka kamerë 12 megapikselë, ndërsa përmbledh edhe shumicën e mundësive që i ka edhe modeli S630, duke përfshirë këtu edhe katër mënyrat për ta stabilizuar fotografinë, përzgjedhësin automatik të pamjes, tiparet edituese dhe mundësinë për portrete të mira. Për shtesat si ndjekësi i lëvizjeve dhe autofokusi, Nikon pohon se kanë kohën më të shpejtë të fillimit nga e tërë klasa e saj me 0.7 sekonda. Modeli S620 do të jetë i mundshëm në gjashtë ngjyra: i zi, i kaltër, i bardhë, vjollce, pembe dhe ngjyrë argjendi.

Nikon Coolpix S230
altPër simpatizuesit e touch-screen, modeli Coolpix S230 sjell mundësinë e operimit me anë të gishtave në ekranin prej 3 inç. Ky model ka kamerë 10 megapikselë, zoom optik 3X (35mm deri në 105mm lentë), katër mënyra për ta stabilizuar fotografinë, mundësi për portrete më të mira, përzgjedhësin automatik të pamjes dhe aplikacionet edituese. Coolpix S230 do të dalë në shitje në muajin mars për çmimin prej 230 dollarësh.

Lajmet e fundit>