Harduer

Nikon prezantoi D7500 me sensor 20.9 megapiksel dhe video 4K

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Ka po të njëjtin sensor 20.9 megapiksel APS-C si D500 dhe të njëjtin procesor Expeed 5. Trupi është i ngjashëm me D7200 por me ekran me prekje dhe 35 gram më pak. Nikon prezantoi D7500 me sensor 20.9 megapiksel dhe video 4K

Nikon prezantoi ditën e djeshme D7500, një DSLR i rangut të mesëm i cili vjen për të zëvendësuar D7200 dhe ndan shumë funksionalitete dhe veçori të modelit D500.

Ka po të njëjtin sensor 20.9 megapiksel APS-C si D500 dhe të njëjtin procesor Expeed 5. Trupi është i ngjashëm me D7200 por me ekran me prekje dhe 35 gram më pak.

Ashtu si D500, D7500 mund të realizojë video 4K me 30 frekuenca në sekond. Një tjetër risi është teknologjia SnapBridge e prezantuar fillimisht në D500 ku përdoruesit mund të transferojë skedarë përmes Bluetooth ose Wi-Fi.

D7500 do të kushtojë 1,249 dollar vetëm trupi, një kursim i dukshëm krahasuar me modelin 1,995 dollarësh D500. Me këtë çmim, D7500 konkurron drejtpërdrejtë me Canon 80D. /PCWorld Albanian

Tags >

Nikon
Lajmet e fundit>