Harduer

Nikon prezanton aparatin fotografik posaçërisht për selfie Coolpix S6900

Sep 13 2014
0 Shpërndarje
Nikon prezanton aparatin fotografik posaçërisht për selfie Coolpix S6900

nikonFotot selfie janë përhapur në të gjithë botën me një ritëm të shpejtë që nga selfie i famshëm i bërë në çmimet Oscar, i cili theu rekordet nëpër rrjetet sociale. Kompania Nikon ka krijuar një aparat të ri fotografik posaçërisht për të pasionuarit pas selfie-ve. Kjo kamera quhet Nikon CoolpixS6900.

Coolpix S6900 ka një sërë veçorish që do të mbështesin selfie-t, që nga dizajni i kamerës deri tek softueri që gjendet brenda saj. Kjo pajisje është e para që ka ekran të përshtatshëm LCD.

Kamera ka disa opsione për të hequr rrudhat e fytyrës ose për të zbardhur dhëmbët. Ju mund të lidhni gjithashtu kamerën me telefonin inteligjent dhe të shpërndani menjëherë fotot e bëra me cilësi të lartë duke përdorur Wi-Fi.

Nikon Coolpix S6900 ka një sensor CMOS 16 megapikselë me procesorin Expeed C2, dhe lente me gjatësi 25-300 mm në anën ballore, që mund të zmadhojnë fotot deri në 12 herë.

Ka edhe një ekran 3 inç me rezolucion 460k-dot në anën e pasme, e cila mund të lëvizë në disa pozicione. Kompania Nikon nuk ka e konfirmuar akoma çmimin e këtij aparati fotografik apo datën se kur do të dalë në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>