Harduer

Nikon zbulon kamerën D5200

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
Nikon zbulon kamerën D5200

D5200 do të jetë një kamer e ndërtuar për “fillestarët e avancuar” dhe shihet si një opsion i ndërmjetëm mes D5100 dhe D7000.

Ka metodën e kapjes së imazheve sipas D5100, por edhe disa karakteristika të veçanta nga D7000, si p.sh përmirësimin fotografik. Çmimi vetëm për pjesën e trupit është rreth 720 £.

Nikon nuk ka konfirmuar ende çmimin e shitjes në SHBA dhe as datën e hedhjes në treg. D5200 ofron një sistem AF 39-point për fokusim më të mirë dhe për të ndjekur objektet në lëvizje (krahasuar me modulin 11-point në D5100).

Ka një RGB metering sensor prej 2016-piksel (ndërsa ekspozimi i llogaritur i D5100 është 420 piksel). Po ashtu, përmban procesorin e ri Expeed 3, i cili mundëson deri në 5 shkrepje në minutë (tek kamera e vjetër 4fps).

Kamera ka edhe një sensor të ri imazhi: një çip DX-format, me të njëjtën madhësi si D5100 por me 8 milionë pikselë më shumë, që do të thotë 24.1 megapiksel.

Nëse kërkoni më shumë, ajo ka gjithashtu edhe një ndërfaqe përdoruesi pak më të thjeshtë, një mikrofon të brendshëm stereo, më shumë zgjedhje për videon e cila regjistrohet edhe në 1080i si dhe është e qëndrueshme me adaptuesin e ri wireless të Nikon, WU-1a.

Nga ana tjetër, D5100 dhe D7000 do të vazhdojnë të jenë në shitje me çmime edhe më të reduktuara. (PCWorld Albanian)

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>