Harduer

Nikon po përgatit dy aparate të reja

Aug 16 2010
0 Shpërndarje
Nikon po përgatit dy aparate të reja

Revista gjermane Foto Digital ka prezantuar një palë imazhe jozyrtare të S1100pj dhe S5100, të cilët ende nuk janë paralajmëruar zyrtarisht nga Nikon. S1100pj, në bazë të fotografive duket të jetë me një projekt të integruar dhe sipas të gjitha gjasave do të zëvendësojë modelin e tanishëm S1000pj.

Aparati gjithashtu thuhet se do të ofrojë një ekran të ndjeshëm në prekje, mundësi për të bërë kontrollim prej së largu dhe disa përmirësime tjera të vogla.

Revista gjithashtu liston të riun Coolpix S5100, i cili pritet të ofrojë një sensor 12 megapikselësh dhe një thjerrëz 28-140 mm.

S1100pj është i bashkangjitur me një çmim prej 350 euro (445 dollarë), kurse S5100 do të kushtojë 170 euro. Nikon pritet të bëjë paralajmërimin zyrtar gjatë javëve në vazhdim, kurse imazhet që po i shihni ju i takojnë numrit të shtatorit të kësaj reviste.

Lajmet e fundit>