Harduer

Nintendo 3DS lëshohet në Japoni

Feb 27 2011
0 Shpërndarje
Nintendo 3DS lëshohet në Japoni

Bloomberg raporton “rreth 2,000 njerëz” të rreshtuar në një dyqan në Akihabara, një hapësirë për tregti në Tokio, me shpresë të sigurimit të një 3DS-it, pasi që ato u shitën nga shitësit me pakicë.

Reuters raporton që klientët ishin të rreshtuar në një dyqan të kamerave në Jurakuço, Tokio, edhe pse nuk ofruan vlera.

Dhe The Wall Street Journal raporton “qindra njerëz” të rreshtua jashtë një dyqani në Ikebukuro, Tokio, me “kolonën e gjarpëruar përreth ndërtesës”. The Wall Street Journal gjithashtu lahmëron njerëz të rreshtuar jashtë shumë dyqaneve të Tokios, para një nate.

Anime për adoleshentë dhe faqja nga manga, Sankaku Complex, lajmëroi një faqe të lajmeve japoneze që ishte duke përpiluar dërgimet në Twitter nga zotëruesit e 3DS për mostrën 3D të 3DS-it. Një person ankohet për dhimbje të syve, pas luajtjes për pesë minuta, gjersa të tjerët e përmenidin që kishin bërë pushime pas përjetimit pamor. Është ende herët për të lexuar tërë gjërat nga to, por është ende interesante për të vështruar se si lojtarët japonezë i përgjigjen teknologjisë dhe se si mediat japoneze bartin raporte të çështjeve me të.

Në Japoni, ju mund të merrni një 3DS për 25,000 yen ose rreth 305 dollarë. 3DS më 26 mars do të lëshohet në Shtetet e Bashkuara, me çmim 250 dollarë dhe lojërat pritet që të shiten për 40 dollarë secila./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>