Lajmet

Nintendo korr sukses, shet 6 milionë njësi në Japoni

May 23 2012
0 Shpërndarje
Nintendo korr sukses, shet 6 milionë njësi në Japoni

Pas një fillimi të ngadaltë për pajisjen e vet 3D, Nintendo ka filluar të marrë një vrull rritjesh me pajisjen 3DS.

Shkak për këtë rritje ishin lojërat e reja që u lançuan për këtë pajisje. Sipas Famitsu (revistë japoneze për video-lojëra) raportohet se 6 milionë njësi janë shitur vetëm në Japoni.

Lojtarët japonezë e pëlqejnë shumë pajisjen 3DS, duke qenë më të painteresuar për Vita-n e PlayStation.

Në Britaninë e Madhe, Nintendo pritet së shpejti të kalojë shifrën e prej më shumë se një millionë njësive të shitura 3DS. Shitjet totale në mbarë botën për këtë pajisje vlerësohen të jenë rreth 18 milionë copë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>