Lajmet

Nintendo: Nuk ka Wii HD

Nov 9 2009
0 Shpërndarje
Nintendo: Nuk ka Wii HD

Ju pëlqen HDTV-ja juaj dhe aftësia e sajë për të prodhuar imazhe fantastike, me një qartësi dhe mprehtësi të pazëvendësueshme kur lidhet me një burim high definition? Sigurisht. Situata bëhet paksa e çudiçme kur lidhni Wii-në tuaj nëpërmjet HDTV-së për të produar sinjalin e sajë 480p. Gjërat mund të përmirësohen mjaft edhe nëse i bëjmë një zmadhim të thjeshtë HD këtij sinjali, prandaj shumë zotërues apo fansa të Wii kanë shpresuar në një Wii HD.

Fatkeqësisht, duket se një Wii HD nuk është as në plan për momentin. Këtë e konfirmoi presidenti i Nintendo Amerikë,Reggie Fils-Aime në GameTrailers TV.

Në prag të vitit 2010, më shumë se prapa me kohën, kokëfortësia për të mos kaluar në HD është në kufijtë e absurdes, sidomos kjo për karakterin e veçantë, kolektiv të Wii, e cila bashkon shpesh mbi dy lojtarë në ndërveprim përpara një monitori apo projektori i cili mund të zerë shpesh një pjesë të mirë të faqes së murit afo dhe një faqe të tërë.

Lajmet e fundit>