Lajmet

Nintendo pritet të lançojë një shërbim për smartfonë së bashku me Mario Kart 8

May 9 2014
0 Shpërndarje
Nintendo pritet të lançojë një shërbim për smartfonë së bashku me Mario Kart 8

mario-kart-tv.0_standard_640.0Wii U duket të jetë një dështim dhe Nintendo duhet të jetë në një situatë të pakëndshme, por kompania po planifikon që të provojë disa gjëra të reja për të ndihmuar konsollën e saj. Presidenti i Nintendo-s, Satoru Iwata, tani ka lajmëruar që kompania do ta lëshojë shërbimin e saj të parë për smartfonë së bashku me Mario Kart 8, që vjen në fund të muajit maj. I quajtur “Mario Kart TV”, ai do t’iu mundësojë përdoruesve që të shikojnë video si zyrtare, ashtu edhe video të përgatitura nga përdoruesit dhe të ndjekin vlerësimet nga loja përgjatë desktopit, telefonit dhe tabletit duke përdorur një ndërfaqe uebi.

Kompania po ashtu synon të përfundojë vendosjen e lexuesit NFC në kontrolluesin e Wii U-së duke lëshuar Nintendo Figurine Platform, ose shkurtimisht NFP. Ajo premton që do t’ju mundësojë që të ndërveproni me figura të lodrave si Skylanders dhe Disney Infinity, që më pas mund edhe t’i bartni përgjatë lojërave të ndryshme në Nintendo. Kompania pritet të japë më tepër hollësi në Ekspozitën e Argëtimit Elektronik që është planifikuar të mbahet gjatë muajit qershor dhe pritet të sjell setin e parë të figurave në treg gjatë pushimeve verore.

Sipas prezantimit të Iwata-s, kompania synon që të bëjë edhe lëshimin e një karikuesi NFC për pajisjen Nintendo 3DS dhe do ta bëjë një përditësim në Wii U që duhet të zvogëlojë për 20 sekonda kohën që i duhet sistemit të ndizet. Në Japoni, për përdoruesit e Wii U-së, Nintendo kishte premtuar gjatë një prezantimi në muajin janar që të ndërtonte aplikacione për “shërbime” shoqëruese për lojërat e veta dhe të siguronin dobi nga NFC-ja. Vitin e kaluar, ajo lëshoi një lojë Pokemon në Japoni që po ashtu përdor figurat e NFC-së. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>