Biznes

Nintendo shet 600 mijë pajisje DSi Handheld

Apr 13 2009
0 Shpërndarje
Nintendo shet 600 mijë pajisje DSi Handheld

altShitjet e pajisjes Nintendo DSi handheld kanë arritur shifrat 300 mijë në Evropë dhe 300 mijë në Amerikë vetëm gjatë dy ditëve të para të shitjes në javën e kaluar.

Produkti ka dalë në treg me 2 Prill në Australi, 3 Prill në Evropë dhe 5 Prill në Amerikë, ndërsa këto shitje shihen si zëvendësim i shitjeve të Nntendo DS.

“Kjo na tregon se DSi  ka hasur në një mikpritje të ngrohtë në mbarë botën” – thotë Satoru  Iwata, president i Nintendo. Versioni DSi është një version i freskuar i DS Lite handheld që ka qenë në shitje për disa vite me radhë.

Ekranet e DSi janë më të mëdha ndërsa i janë shtuar edhe dy kamera dixhitale. Nintendo e lançoi DSi-në si freskimin e tretë të produkteve DS, pasi shitjet e DS Lite filluan të bien në Japoni.
 

Lajmet e fundit>