Harduer

Nintendo sinjalizon fundin e konsolës Wii U

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Nintendo sinjalizon fundin e konsolës Wii U Photo Source: Getty Images

Nintendo ka sinjalizuar “fundin” e konsolës Wii U e cila debutoi në 2012-ën. Ishte Presidenti i Nintendo America që zbuloi këtë detaj duke thënë për Polygon se Legjenda e Zeldës: Frymëmarrja e Egërsisë do të jetë loja e fundit për këtë paisje.

“Ne jemi pranë shuarjes së Wii U,” tha ai. Konsola e pati të vështirë të ndiqte hapat e sukesit të paisjes së parë me këtë markë, Wii. Ajo do të zëvendësohet nga konsola e prezantuar së fundi Nintendo Switch.

Legjenda e Zeldës: Frymëmarrja e Egërsisë është seria e fundit e një prej lojërave më të shitura të të gjitha kohërave. Por loja u shty vazhdimisht dhe tani do të debutojë në Wii U dhe Nintendo Switch. /GameWorld Albanian/

Lajmet e fundit>