Harduer

Nintendo Switch, konsola me shitjen me të shpejtë në histori

Mar 7 2017
0 Shpërndarje
Nintendo Switch, konsola me shitjen me të shpejtë në histori Photo Source: Getty Images

Nintendo Switch është konsola me shitjet më të shpejta në historinë e kompanisë sipas të dhënave që vinë nga firma japoneze.

Kompania vendosi të mos japë shifra konkrete të shitjeve në mbarë botën por tha se në vetëm dy ditë Switch kishte tejkaluar Wii në SHBA, Kanada, Meksikë dhe Amerikën Latine.

Konsola e cila doli në shitje të Premten ngjan me një tablet dhe me të mund të luhet jo vetëm në lëvizje por edhe nga televizori.

Të dhënat zyrtare do të bëhen publike kur kompania të raportoi rezultatet financiare në muajin Prill. Lajmet pozitive ndikun në rritjen e vlerës së aksioneve me 8%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>