Lajmet

Nintendo do të publikojë të paktën tre lojëra mobile çdo vit

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Të Mërkuren Nintendo zbuloi planet e kompanisë për të ardhmen. Dy ose tre lojëra do të vinë çdo vit, një lajm i cili erdhi pasi prodhuesi japonez i video lojërave zhgënjeu investitorët. Nintendo do të publikojë të paktën tre lojëra mobile çdo vit Photo Source: Reuters

Presidenti i Nintendo Tatsumi Kimishima tha gjatë prezantimit të strategjisë së biznesit se 70 prodhues video lojërash janë duke zhvilluar 100 tituj për konsolën e re Switch e cila del në shitje gjatë muajit Mars.

Një muaj më parë kompania tha se ishin 50 dhe po zhvillonin 80 tituj. Në të njëjtin ditë Nintendo njoftoi ndalimin e prodhimit të Wii U duke hapur zyrtarisht rrugën për një epokë të re. Legjenda e Zeldës do të jetë titulli i fundit për këtë konsolë e cila do të zëvendësohet nga Switch.

Praktikisht kompania është e qartë se Nintendo Switch është një eksperiment sepse vjen në një kohë kur blerjet e produkteve janë të pakëta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nintendo
Lajmet e fundit>