Lajmet

Nintendo Wii dhe DSi, me ngjyra të reja

Jun 5 2009
0 Shpërndarje
Nintendo Wii dhe DSi, me ngjyra të reja

 

Në panairin e elektronikës E3, kompania Japoneze Nintendo paraqiti versione me ngjyra speciale për platformat e dedikuara për argëtim, Wii dhe Dsi.
Normalisht këto pajisje gjenden në treg me ngjyrë të bardh, por duket se tani Wii do të mund të blihet edhe me ngjyrë speciale të zezë; DSI veçse ka qenë i gatshëm në ngjyra të ndryshme por tani do të mund të blihet edhe në versionin me ngjyrë të kuqe. Që të dy do të duhej të paraqiteshin me çmimin e njejtë sikurse që e kanë me ngjyrat e zakonshme.

Së pari në treg do të paraqitet varianti i kuq DSi, më saktësisht me 11 korrik, ndërsa Wii në versionin e zi do të dërgohet në treg me 1 gusht. Për fat të keq Nintendo nuk ka bërë të ditur ndonjë plan për paraqitje të këtyre versioneve në SHBA apo diku tjetër. 

 

Lajmet e fundit>