Harduer

Nintendo zbulon edicionin e limituar të konsolës Switch për Pokemon Let’s Go

Sep 11 2018
0 Shpërndarje
Një nga dy versionet e lojës - Let's Go, Pikachu! ose Let’s Go, Eevee! do të vijnë të parainstaluara në tastierë dhe ju do të merrni një kontroller Poke Ball Plus. Nintendo zbulon edicionin e limituar të konsolës Switch për Pokemon Let’s Go

Sot, Nintendo zbuloi paketat e saj të limituara të Switch për Pokemon Let’s Go. Secila nga paketat, të cilat do të lançohen më 16 Nëntor, vijnë me një konsolë me silueta të Pikachu dhe Eevee. Dyshja do të shfaqet gjithashtu në Joy-Con dhe në dokun e konsolës.

Një nga dy versionet e lojës – Let’s Go, Pikachu! ose Let’s Go, Eevee! do të vijnë të parainstaluara në tastierë dhe ju do të merrni një kontroller Poke Ball Plus.

Pritet që ato të kushtojnë rreth 400 dollarë ndërsa konsola normale aktualisht kushton 300 dollarë dhe Let’s Go / Poke Ball Plus kushton 100 dollarë. Ngjyra e verdhë në Joy-Cons i ngjan ngjyrës së limituar të Game Boy Color që është lançuar me Pokemon Yellow në vitin 1999. /GameWorld Albanian

Tags >

Nintendo
Lajmet e fundit>