Harduer

Nintendo zhgënjen me konsolën 299 dollarëshe Switch

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Ditën e Premte Nintendo tarifoi konsolën e parë prej vitesh me një çmim mbi pritshmëritë e tregut duke zhgënjyer investitorët dhe turbulluar perspektivën e kompanisë për të fituar zemrat e lojtarëve të cilët largohen prej vitesh nga konsolat në drejtim të telefonëve. Nintendo zhgënjen me konsolën 299 dollarëshe Switch Photo Source: Nintendo

Firma Japoneze lançoi Switch, një konsolë hibride e cila do të kushtojë 299.99 dollar. Nintendo mbështetet fuqishëm në këtë produkt të ri për të ringjallur fitimet.

Megjithatë kostoja mbi pritshmëritë bëri të aksionet e kompanisë zë zhvlerësohen me 6.3%. Nintendo Wii, konsola paraardhëse e cila debutoi në 2006 fitoi pëlqimin e miliona lojtarëve duke dërguar fitmet e kompanisë në shifra rekord.

Ishte Wii U e cila shkatërroi çdo gjë të cilës i mungonin titujt kryesor. Që atëherë kompania shënoi vetëm humbje për 3 vite me radhë.

Vitin e kaluar Nintendo hoqi dorë nga kokëfortësia duke lançuar Pokemon Go dhe Super Mario Run. Analistët thanë se konsola e re duhet të ofrojë një linjë më të pasur lojërash krahasuar me paraardhësin kjo sepse procesori i Switch është zhvilluar nga ARM.

Nintendo tha se më shumë se 50 zhvillues po ndërtojnë 80 titujt për Switch. Disa prej tyre janë: Super Mario Odyssey, The Legend of Zelda, ARMS, Shin Megami Tensei, Xenoblade, No More Heroes, Skyrim, dhe FIFA. Megjithatë industria i trembet problemeve që mund tu lindin zhvilluesve.

Duke qenë se është një konsolë, zhvilluesit duhet të krijojnë tituj që i përshtaten një konfigurimi telekomandash të komplikuara.

Në pamje të parë paisja duket si çdo konsolë tjetër por në të vërtetë mund të hiqni dy kontrollerët në të dy anët e paisjes për ta përdorur atë si një tablet. Switch do të rezistojë për 2.5 deri në 6 orë.

Super Mario Odyssey është një prej tituj më të përfolur të konsolës e cila do të mbërrijë në dimrin e 2017. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>