Harduer

Nintendo 3DS do të kushtojë 250 dollarë

Jan 20 2011
0 Shpërndarje
Nintendo 3DS do të kushtojë 250 dollarë

Gjatë një eventi për media të mbajtur në New York, presidenti i Nintendo, Reggie Fils-Aime tha se 3DS është gati për treg dhe se çmimi i pajisjes do të jetë 250 dollarë, në kuadër të së cilit pajisja do të sjellë veçori inovative siç është rasti me ekranin 3D që nuk ka nevojë për syze speciale për tu shikuar.

Nintendo ka thënë se mes datës së panairit E3 Expo të mbajtur me 7 qershor, Nintendo dhe zhvillues të palëve të treta do të sjellin 30 tituj të ndryshëm për 3Ds, duke fshirë edhe Nintendogs+Cats dhe Pilotwings Resort.

Për fat të keq megjithatë është konfirmuar se për shkak të lansimit të pajisjes disa veçori të parapara nuk do të jenë të përfshira në të. Nintendo nuk do të sjellë një dyqan online me lojëra të cilat do të mund të shkarkohen në pajisjes apo një shfletues të internetit të gatshëm për 3D, e as që ka dhënë ndonjë detaje nëse këto veçori do të paraqiten me ndonjë përditësim të firmuare. Ndërsa funksionaliteti për të shikuar filma 3D do të shtohet pas lansimit.

Disa prej veçorive të 3DS janë, sistemi StreetPas që i mundëson përdoruesit të komunikojë me përdoruesit tjerë të 3DS që janë në rrethinë, pastaj veçoria SpotPass që lidhet automatikisht me WiFi në çfarëdo pike duke shkarkuar përmbajtje në të re për 3DS, pedometër të integruar, softuer Mii Maker, që mundëson krijimin e karaktereve të ndryshme, 2GB SD kartelë të integruar, lojëra me realitet të pasuruar, kamerë për fotografim të imazheve 3D, etj. /pcwordlalbanian

Lajmet e fundit>