Harduer

Nintendo arrin në 30 milion Wii të shitura në SHBA

Aug 11 2010
0 Shpërndarje
Nintendo arrin në 30 milion Wii të shitura në SHBA

Arritja është bërë në më pak se katër vite të pranisë në treg, që sipas tyre e bënë konzolën me shitjen më të shpejtë në të gjitha kohërat.

”Ky rezultat është një përkujtim tjetër që njerëzit dëshirojnë lojëra argëtuese të cilat mund t’i luajnë me të tjerët, dhe përveç kësaj këto i fitojnë me çmime të lira” tha zëvendës presidentja e marketingut të Nintendo për Amerikën Veriore, Cammie Dunaway.

Raporte të ndara kanë sugjeruar se shitjet e Wii së fundi janë tejkaluar nga shitjet e të ridizjanuarit Xbox 360, që ka dalë para shitjeve të konzolave Nintendo, në muajin qershor. Sony gjithashtu ka pasur një kërcim me shitje të PS3-ve, megjithëse numrat e shitjes së kësaj platforme ishin më të ulët në krahasim me konkurrencën.

Wii është në gjysmë të rrugës për tu bërë konzola me shitjen më të mirë në botë, pasi që titullin ende e mban Sony PS2 me 67 milion njësi të shitura.

Lajmet e fundit>