Harduer

Nintendo e shqetësuar rreth shitjeve të 3DS-it

Jan 10 2011
0 Shpërndarje
Nintendo e shqetësuar rreth shitjeve të 3DS-it

“Ne jemi aktiv rreth informimit të konsumatorëve, madje deri në atë pikë kur nuk është domosdoshmërisht pozitive për shitjet tona” tha presidenti i Nintendo, Satoru Iwata në një intervistë gjatë ditës së sotme, për Wall Street Journal. Iwata ishte specifik rreth citimit të një paralajmërimi të kohëve të fundit të bërë në ueb faqen e Nintendo, ku thuhet se 3DS , që i lejon lojtarët të luajnë lojëra 3D pa nevojën e syzeve, mund të shkaktojë që fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare të përjetojnë një ndikim në rritjen e syve të tyre. Nintendo tha se pajisja ka një modus 2D që rekomandohet për shfrytëzim për fëmijët e kësaj moshe.

Nintendo gjithashtu ka rekomanduar edhe “ndërprerje” spontante të luajtjes dhe ka pranuar se pajisja mund të shkaktojë disa efekte si lodhje apo kokëdhimbje.  Megjithatë, Iwata theksoi se 3DS në asnjë mënyrë nuk është i rrezikshëm.

Nintendo gjatë vitit që shkoi ka hasur në vështirësi të shitjes, duke postuar humbje prej 24.6 milion dollarë gjatë muajit shtator pas një periudhe gjashtë mujore të shitjes, për njësit Wii dhe DS. Gjatë tërë vitit 2010, njësitë Wii kanë shitur 7 milion kopje, që është një rënie në krahasim me 10 milion njësi të shitura në vitin 2009. 3DS pritet që të jetë pajisje që do të ndihmojë edhe shitjet portabile edhe ato të përgjithshme tek Nintendo.

Iwata nuk ka thënë sesa pret që të ndikohet kompania financiarisht për shkak të këtij shqetësimi rreth problemeve të mundshme shëndetësore të lidhura me 3DS, por ai i ka thënë WSJ-se se Nintendo pret të shes rreth 4 milion njësi 3DS deri në fund të muajit Mars. Nintendo 3DS pritet të paraqitet në shitje në Japoni me 26 shkurt për një çmim prej 300 dollarë, kurse në SHBA pritet të debutojë në mars. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>