Harduer

Nintendo Wii 2, gati për treg?

Aug 21 2010
0 Shpërndarje
Nintendo Wii 2, gati për treg?

Lajmi i cili shumë shpejtë u përhap në internet si duket ende nuk po arrin të konfirmohet. Mirëpo, nëse del që të jetë i saktë, atëherë kjo do të thotë se tregut të konsolave do t’i shtohet edhe modeli, Nintendo Wii 2.

Versioni i ri i konsolës së Nintendo-së mund të paraqitet në treg në fillim të vitit të ardhshëm. Në këtë version pritet që të shtohet edhe shfaqja në HD, si dhe lexuesi Blu-ray.

Rreth kësaj të fundit, ende ka diskutime se a ja vlen që të integrohet në këtë konsolë, duke e marrë parasysh koston e shtuar të saj, pasi që çdo ditë e më shumë adhuruesit e video-lojërave po e blejnë “argëtimin e tyre”  në dyqanet virtuale të prodhuesve të këtyre lojërave.

Mirëpo, për momentin të gjitha detajet e përshkruara më lart janë vetëm të thëna nga mediat, ndërsa asgjë nuk është konfirmuar ende nga Nintendo. /pcworld.al

Lajmet e fundit>