Lajmet

Nis misioni 520 ditor për simulimin e udhëtimit drejt Marsit

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Nis misioni 520 ditor për simulimin e udhëtimit drejt Marsit

Një francez, një italian, një kinez dhe tre rusë, janë mbyllur brenda një fabrike jashtë Moksës, ku ata do të qëndrojnë për 520 ditët e ardhshme.

Ekipi do të qëndrojë tërësisht i izoluar gjatë kësaj kohe, duke bërë një sërë ushtrimesh të një misioni real me njerëz në sipërfaqen e Marsit, duke përfshirë edhe një udhëtim 250 ditësh vetëm për të shkuar deri atje, 30 ditë në orbitën e Marsit dhe 240 ditë gjatë udhëtimit kthyes.

Gjatë 30 ditëve në orbitë përreth Marsit, tre anëtarë të ekipit do të “zbresin” në sipërfaqen e planetit të kuq në një modul dhe dy anëtarë nga ekipi do të bëjnë një udhëtim hapësinor në një sipërfaqe të rikonstruktuar për t’i ngjasuar Marsit.

Gjatë udhëtimit, ekipi duhet të mbijetojë nën kushte të ngjashme me ato të një misioni real drejt Marsit.

Të gjitha ushqimet që ata i kanë të dedikuara për udhëtim janë të mbyllura me ta në kuadër të hapësirës simuluese, kështu që ata duhet të kursejnë në mënyrë të duhur furnizimet e tyre. Ata gjithashtu duhet të përshtaten edhe me periudhat intensive të monotonisë, që është edhe pjesa më interesante dhe vlera reale e eksperimentit. Hulumtuesit do të monitorojnë efektet e tyre mendore dhe fizike, tek secili anëtarë veç e veç, gjersa ata merren me ambientin rrethuese dhe me mungesën e komunikimit me botën e jashtme.

Por të mos harrojmë se ekipi nuk do të jetë totalisht i shkëputur nga planeti i tyre. Ata do të kenë qasje në postë elektronike, megjithëse komunikimet do të kenë vonesa prej rreth 40 minutave, njëjtë sikurse të ishin duke udhëtuar në gjithësi milion kilometra larg Tokës.

Por përveç kësaj, aty brenda do të jenë vetëm gjashtë shokë që do të përjetojnë të gjitha gjërat së bashku. Prej eksperiencave të pakuptimta e deri tek sëmundjet kërcënuese të jetës apo gjërave edhe më komplekse si thyerja mentale.

Këta astronaut nuk do t’i shohim jashtë objektit deri në vitin 2011.

Lajmet e fundit>