Harduer

Nissan prezantoi gjeneratën e re të makinës elektrike Leaf

Sep 6 2017
0 Shpërndarje
Ndryshime janë aplikuar edhe në dizajnin e trupit të makinës drejt një pamjeje më aerodinamike e cila duhet ta ndihmojë për të ulur konsumin e baterisë. Nissan prezantoi gjeneratën e re të makinës elektrike Leaf

Nissan prezantoi të Marten versionin më të fundit të makinës elektrike Leaf, një prej makinave të para elektrike në treg.

Versioni i ri sjell një sistem drejtimi gjysëm autonom quajtur ProPILOT dhe aftësi të larta parkimi automatik.

Ndryshime janë aplikuar edhe në dizajnin e trupit të makinës drejt një pamjeje më aerodinamike e cila duhet ta ndihmojë për të ulur konsumin e baterisë.

Sipas kompanisë Nissan Leaf 2018 do të përshkojë 400 km me një ngarkim, afro 161 km më shumë sesa paraardhësi.

Baterisë i duhen 16 orë për tu ngarkuar në një fole elektrike 3 kW ose 8 orë për një fole 6kW. Megjithatë falë teknologjisë së ngarkimit të shpejtë, bateri ngarkohet në 80% për 40 minuta.

Falë sistemit gjysëm autonom makina është e aftë të ruajte korsinë dhe distancën gjatë drejtimit si dhe të përshpejtojë dhe frenojë automatikisht.

Brenda makinës është një ekran 7 inç TFT me mbështetje për Apple CarPlay. Makina del në shitje në Janar të 2018-ës në Evropë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>