Lajmet

Nivel tjetër i printerëve 3D: Metali likuid

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
Nivel tjetër i printerëve 3D: Metali likuid

Kërkuesit e Universitetit të Karolinës Veriore kanë zbuluar një metodë për printimin e metalit likuid.

Michael Dickey dhe grupi i tij i punës përdori një bashkim të galiumut dhe aliazhit i cili qëndroi likuid në temperaturë dhome. Kur metali takon ajrin, zhvillohet një shtresë e hollë që është aq e fortë të mbaj formën e saj likuide.

Aktualisht grupi i punës bashkë me Dickey janë duke përdorur një shiringë për të shtrydhur aliazhin dhe për të krijuar forma me të. Pikëzat mund të strukturohen lehtësisht, duke krijuar figura të thjeshta .

“Fakti që ato janë likuide do të thotë se mund ti bashkosh me një material tjetër si llastik për të bërë strukturë metalike që do të mund të tërhiqet dhe të deformohet,” shpjegoi në një intervistë, Dickley.

Hapi tjetër do të jetë bashkimi i kësaj shiringe me një kontrollues të printerit 3D që mund të zgjerojë mundësinë për të krijuar përkulje për elektroniket, duke qenë se metali nuk është toksik dhe mund të pastrohet për përdorime komerciale.

Gjithsesi metali likuid do të kushtojë shumë. Sipas New Scientist, ky bashkim është rreth 100 herë më i shtrenjtë se printerët plastik 3D. (PCWorld Albanian)

3D Printer

Lajmet e fundit>