Blog

iPad në vend të gazetave për shfletim të lajmeve

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
iPad në vend të gazetave për shfletim të lajmeve

Pronarët e kafenesë “The Box” në Split të Kroacisë kanë vendosur që të ofrojnë për lexim pajisje Apple iPad në vend të gazetave. Josko Palada, pronari i lokalit ka bërë të ditur për Telegraph.co.uk se lokali i tij është një vend modern për të pirë kafe dhe për të shfrytëzuar pajisjet si iPad për të shfletuar gazetat.

“Klientët tanë me më dëshirë do të shfletonin përmes një edicioni online sesa të merren me tërë këto gazeta” është shprehur Palada. iPad-ët e këtij lokali kanë një sistem shumë të veçantë të sigurisë që në rast se largohen prej më shumë se një metër prej një tavoline të caktuar brenda lokalit, ndizet një alarm.

Ndërsa në Kosovë apo në Shqipëri prania e Apple iPad veçse ka filluar të shprehet, ndërsa prania e medieve në format leximi elektronik nuk është ende në horizont, në rend të parë për shkak të pengesave teknike (prania e tyre me aplikacione përkatëse me pagesë në tregjet e platformave si iOS) e në rend të dytë edhe për shkak se tregu ende nuk ka arritur atë nivel sa që të fillojë edhe me shfletimin e gazetave në format elektronik.

Lajmet e fundit>