Lajmet

Një menaxher i Apple arrestohet për korrupsion

Aug 15 2010
0 Shpërndarje
Një menaxher i Apple arrestohet për korrupsion

Dhe po të mos mjaftonte me kaq, vet Apple ka vendosur një padi të veçantë civile ndaj Devine, në të cilën thuhet se punëtori i saj ka pranuar më shumë se 1 milion dollarë mito dhe shantazhe nga shtete të ndryshme përfshirë këtu Kinën, Korenë Jugore, Tajvanin dhe Singaporin.

Sipas padisë, Devine thuhet se ka përdorur pozitën e tij në Apple për të marr pjesë të ndryshme të informatave konfidenciale rreth kompanisë. Ai më pas kthehej në drejtimin tjetër dhe shiste këto informata tek më shumë se një furnizues të Apple, duke përfshirë edhe të lartpërmendurin Ang, dhe që të dy më pas do të pranonin pagesa për mundimet e tyre. Duke përdorur dituri sekrete, furnizuesit që përfitonin ishin në një pozitë më të mirë për të ofertuar dhe pranuar kontrata të Apple.

“Apple mbetet e përkushtuar ndaj standardeve të saja më të larta etike në mënyrën sesi ne  bëjmë biznes” tha zëdhënësi i Apple, Steve Dowlng në një deklaratë. “Ne kemi zero tolerancë për sjellje të pandershme brenda apo jashtë kompanisë”.

Skema disi e komplikuar, thuhet në padi, ka përfshirë edhe një numër të llogarive bankare në SHBA dhe jashtë vendit, si dhe një kompani të falsifikuar të quajtur “CPK Engineering” për të përpunuar pagesat. Devine thuhet se ka tentuar të mbaj të fshehta transferet e të hollave duke përdorur fjalë të koduara në mënyrë që të mos e bëjë të vëmendshëm punëdhënësin e tij se çfarë po bënë, dhe sipas padisë ai do të shkonte aq larg sa që të hap edhe xhirollogari bankare në emër të gruas së tij./pcworld.al

Lajmet e fundit>