Siguri

Një virus i ri po cicëron në Twitter

Dec 7 2010
0 Shpërndarje
Një virus i ri po cicëron në Twitter

Virusi që duket se është vënë në funksion gjatë mbrëmjes së kaluar, është duke u shpërndarë si rezultat i përdoruesve që klikojnë në vegëza që fillojnë me http://goo.gl, shkurtuesin e URL-ve të kompanisë Google.

Tech Chrunch ka bërë të ditur se virusi ka filluar në faqen mobile të Twitter dhe më pas është rritur dhe po përhapet në URL të ndryshme, duke përfshirë http://goo.gl/od0az dhe http://goo.gl/R7f68. Virusi tenton të ridrejtojë përdoruesit që nuk dyshojnë, tek ueb faqe të dëmshme dhe sipas Techweet, mesazhet po burojnë nga llogari të reja në Twitter si dhe nga llogari ekzistuese që janë vjedhur.

Përdoruesit e Twitter kanë qenë të ngarkuar duke cicëruar me paralajmërime njëri tjetrin për të evituar klikimin në linqe që mund të shpërndajnë virusin. Njerëzit që përdorin Twitter përmes një pajisje mobile do të duhej të jenë në veçanti të kujdesshëm ndaj URL shkurtuesve që duken të dyshimtë.

TechChrunch thekson se zyrtarë pranë Twitter janë në dijeni për virusin, dhe po dërgojnë fjalëkalime të resetuara tek përdoruesit që janë prekur, dhe në anën tjetër po monitorojnë problemin.

Linkat e shkurtuar paraqesin një problem në Twitter dhe në faqet tjera pasi që ato nuk mund të shihen nga përdoruesit, kur ai klikon mbi të. Si të tilla, këta URL të shkurtuar kanë qenë  element i pëlqyer nga cyber-kriminelët që përdorin ata për të drejtuar njerëzit tek ueb faqet që kanë malware.

Disa shërbime të caktuara, siç është TinyURL, ofrojnë mundësinë për shikim paraprak në mënyrë që të shihen URL-të e plota para se të klikohet mbi to. E gjithashtu edhe disa shtojca të shfletuesve mund të ofrojnë opsione të ngjashme. Kurse disa antivirus të rinj pretendojnë se mund të detektojnë URL të shkurtuar me malware. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>