Blog

Një 6 vjeçar fiton 11 milion dollar në vit me kanalin e tij në Youtube

Dec 9 2017
0 Shpërndarje
Tashmë kanali i dedikohet i gjithi lojërave dose ushqimeve për fëmijët dhe ato shoqërohen nga komenti i Ryan ndërsa filmimi realizohet prej prindërve të tij. Një 6 vjeçar fiton 11 milion dollar në vit me kanalin e tij në Youtube

Ryan, prezantuesi 6 vjeçar i kanalit Youtube Ryan ToysReview, është një multi miliarder. Kanali në Youtube i menaxhuar nga familja e tij raportohet se ka gjeneruar 11 milion dollar në 2017-ën sipas listës së Forbes.

Kanali menaxhohet me ndihmën e prindërve të tij dhe ka nisur aktivitetin që në Mars të 2015-ës. Ai bën analizë të lojërave.

Llogaria filloi si Ryan, atëherë ishte vetëm 4 vjeç. Në Korrik të 2015-ës videot e tij u bënë virale ku njëra prej më të famshmeve është “Giant Egg Surprise” dhe mori 800 milion shikime.

Tashmë kanali i dedikohet i gjithi lojërave dhe ushqimeve për fëmijët dhe ato shoqërohen nga komenti i Ryan ndërsa filmimi realizohet prej prindërve të tij.

Kanali i tij ka 10 milion abonentë që i bie të gjenerojë afro 1 milion dollar në muaj. Për më tepër ju ftojmë të shikoni videon më të fundit të tij. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>