Vëzhgim

Një afërsi e madhe në mes të Google dhe qeverisë britaneze

Jul 11 2011
0 Shpërndarje
Një afërsi e madhe në mes të Google dhe qeverisë britaneze

Kjo gazette britaneze zbuloi konferencat e fundit duke përdorur kërkesat për Liri të Informacionit; duke zbuluar që kryeministri britanik, kancelarët George Osborne dhe Steve Hilton, që drejtojnë strategjinë për David Cameron janë takuar me përfaqësues të Google.

Drejtori ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, është gjithashtu anëtar i Këshillit Konsultativ të kryeministrit.

Kur Times tha që Google është duke zhvilluar një sërë takimesh kohëve të fundit me qeverinë britaneze, Google u përgjigj me një deklaratë: “Ne flasim me të gjitha qeveritë në botë kurdo që një ligj i paraqitur do të prekte përdoruesit tanë.”

Ligji i paraqitur përfshin idenë që ka të bëjë me të drejtat e autorit online dhe përdorimi i videove, muzikës dhe pronës tjetër intelektuale, pa leje./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>