Lajmet

Një anomali në rrjetin social Facebook ripublikon fotot e vjetra pa dijeninë e përdoruesve

Dec 11 2016
0 Shpërndarje
Një anomali në rrjetin social Facebook ripublikon fotot e vjetra pa dijeninë e përdoruesve

431690-facebook-tipsA keni vërejtur të shfaqen foto të vjetra në krye të furnizuesit të lajmeve gjatë fundjavës? Mesa duket është një problem i Facebook që çoi të vendosjen e fotove të vjetra në Kryefaqe.

“Jemi në dijeni të problemi dhe po e hetojmë atë,” tha një zëdhënës i Facebook.

Përdoruesit kanë raportuar se u janë shfaqur foto të publikuara afro 3 muaj më parë. Disa prej tyre raportuan se në përpjekje për të hequr postimin u shfaqej një mesazh gabimi:

“Diçka ka shkuar keq. Po punojmë për ta rregulluar sa më parë të jetë e mundur.”

Lajmin për këtë anomali e publikoi PCMag ndërsa shumë përdorues zgjodhën rrjetin social Twitter për të treguar këtë problem. 2016-ta ka qenë një vit i vështirë për Facebook, sidomos pas skandalit të lajmeve të rreme.

Muajin e kaluar, rrjeti social lajmëroi vdekjen e qindra përdoruesve përfshi shefin ekzekutiv Mark Zuckerberg. (PWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>