Siguri

Një “Anonymous” mund të dënohet me 10 vjet burg

Aug 25 2011
0 Shpërndarje
Një “Anonymous” mund të dënohet me 10 vjet burg

Deri tani janë dhënë shumë pak detaje por megjithatë i dyshuar mësohet të jetë Peter David Gibson, momentalisht student në Hartlepool. Nëse dënohet Gibson mund të kaloj 10 vite në burg, megjithatë dënimi i tij mund të jetë më i ultë nëse spiunon atë çka di në lidhje me Anonymous. 

Anonymous ka qenë prapa disa sulmeve të profilit të lartë gjatë muajve të fundit dhe punët brenda grupit nuk po qëndrojnë mirë. Më parë gjatë kësaj jave një hakerë i njohur si SparkyBlaze ka shkruar një letër dorëheqjeje nga grupi Anonymous duke thënë se nuk mund të durojë më lëvizjet e këtij grupi për të shpalosur me gigabajt të dhëna të njerëzve të panjohur. Sulmi i fundit ndaj BART në lidhje me sistemin transitor publik e ka detyruar atë që të mos mburret më me atë që ishte pjesë dhe mesa duket ka edhe të tjerë brenda grupit që janë të pakënaqur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>