Lajmet

Një aplikacion për ndërrimin prefikseve +377, +386 dhe +381 në prefiksin zyrtar +383

Feb 8 2018
0 Shpërndarje
Ata të cilët i kanë me qindra e mijëra kontakte, ky konvertim paraqet një sfidë, të mundimshme, manuale, për përditësimin e kontaktev Një aplikacion për ndërrimin prefikseve +377, +386 dhe +381 në prefiksin zyrtar +383

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për prefiksin e telefonisë, shqetësim i qytetarëve mbetet se si t’i konvertojnë numrat e telefonit të kontakteve nga +377, +386, +381 në prefiksin e ri, të ardhshëm të Kosovës +383.

Ata të cilët i kanë me qindra e mijëra kontakte, ky konvertim paraqet një sfidë, të mundimshme, manuale, për përditësimin e kontakteve.

Zgjidhjen kësaj sfidë, e ka trajtuar studenti i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Bujar Dervishaj, me aplikacioni e tij “ +383” në kuadër të temës së tij baçelorit me titull “Zhvillimi i aplikacionit në platformën Android për konvertimin e kontakteve sipas kodit të ri telefonik të Kosovës”.

Aplikacioni është zhvilluar në platformën Android, dhe ka këto veti: (i) Bënë një kopje të të gjitha kontakteve (backup), (ii) Konverton prefikset +377, +381, +386 dhe iu shton kodeve te operatoreve 044, 045, 049, 043 nëse nuk e kanë edhe prefiksin e ri, të ardhshëm të Kosovës +383, dhe (iii) Konfirmon përditësimin e kontakteve, shkruan Gazeta Monitor.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga ky link në DropBox

https://www.dropbox.com/s/pphr1c8x9hgh7yg/%2B383.apk?dl=0

Lajmet e fundit>