Harduer

Një Apple TV i ri mund të zbulohet gjatë javës së ardhshme

Sep 5 2013
0 Shpërndarje
Një Apple TV i ri mund të zbulohet gjatë javës së ardhshme

Derisa shumëkush pret që Apple gjatë javës së ardhshme të paraqes një gjeneratë të re të pajisjes iPhone, ka disa dëshmi dhe informacione që tregojnë që një televizion i freskuar Apple në vend të pajisjes iPhone mund të arrijë.

Ky është përfundimi i Panjiva-s, që është një platformë e inteligjencës për tregti globale me bazë në Nju Jork, përshkruar në një postim në blogun e ndërmarrjes të bërë të martën të titulluar “Nuk është një iPhone”.

Nëpërmjet një vëzhgimi të projektligjeve të nënshkruara me Departamentin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shitje të cilën Apple e ka marrë së fundi, Panjiva gjeti shitjet përkatëse:

Një blerje e përshkruar si “Dekoduesi me Funksionin e Komunikimit” nga Prodhuesi me Saktësi BYD në Shenzhen, Kinë, të marrë më 25 gusht.

Një shitje tjetër, po ashtu nga BYD, u përshkrua si “Dekodues”, i marrë më 18 gusht.

Një blerje nga BYD e marrë më 11 gusht përmbante “Dekoduesin me Funksionim Komunikimi”.

Të dhënat e cituara nga Panjiva nuk përfshijnë numrin e njësive por listojnë peshën e secilës pajisje, ku tregohet që dy ngarkesat e fundit që Apple mori peshonin më tepër se 18 tonë secila.

Blogu tregon po ashtu që ngarkesat e kaluara të përshkruara si “dekodues” kanë arritur dhjetorin e vitit të kaluar nga Hon Hai dhe përmbanin TV-të e Apple sikur ato që janë treg.

Apple dërgoi ftesat për media gjatë të martës për një ngjarje më 10 shtator në të cilën pritet që ndërmarrja të zbulojë dy modelet e reja të iPhone. Së bashku me iPhone të ri, ngjarja pritet të jetë në kohën e lëshimit formal të iOS 7, të cilin softuer Apple e paraqiti gjatë qershorit. (PCWorld Albanian)

appleTV

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>