Një armë e prodhuar me printer 3D mund të zbulohet së shpejti

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Një armë e prodhuar me printer 3D mund të zbulohet së shpejti

Një armë e prodhuar nga një printer 3D, e cila do të jetë e aftë të gjuajë disa herë rresht, mund të zbulohet së shpejti.

Cody Wilson, një 25 vjeçar që është themelues dhe drejtor i organizatës jofitimprurëse Defense Distributed,është shprehur se së shpejti mund të zbulohet për publikun Wiki Weapon, e cila është një armë e prodhuar me një printer 3D.

Në një intervistë të realizuar me CNN në mars, ai tha se shpresonte që arma e printuar të ishte gati deri në fund të prillit.

Edhe pse u tregua shumë i rezervuar lidhur me detajet mbi të, Wilson u shpreh se prototipi do të ishte një armë dore e përbërë nga 12 pjesë të cilat janë të ndërtuara nga termoplastika ABS+.

Kjo e fundit është e njohur për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e saj dhe përdoret gjerësisht në industri. Pjesa e këmbëzës do të përbëhej nga çeliku dhe do të ishte në gjendje të realizonte “disa gjuajtje para se të shkrihej apo të prishej.”

Pritet që Wilson të dalë së shpejti për të bërë një deklaratë zyrtare. Në fillim të shkurtit, Defense Distributed lançoi një video ku tregohej një karikator i prodhuar me printer 3D i cili ishte i aftë të mbante deri në 30 cikle të një pushke AR-15.

Dy studentë ndërtojnë një aeroplan të printuar me 3D Printer

Një muaj më vonë, grupit iu dha licenca federale e armëve nga U.S. Bureau of Alcohol, Tobacco, Firearms and Explosives, përmes së cilës ata mund të shisnin zyrtarisht teknologjitë që përdorën për ndërtimin e armëve në fjalë.

Wilson u shpreh në atë kohë se mund t’i shisnin tashmë gjërat që prodhonin në mënyrë të kontrolluar dhe në bazë të ligjit. (PCWorld Albanian)

3D Print gun

Lajmet e fundit>