Blog

Një Bitcoin këmbehej të Shtunën me 2,000 dollar

May 21 2017
0 Shpërndarje
Për herë të parë monedha kaloi shifrat e 1,000 dollarëve në 2013-ën por një numër faktorësh ndikuan duke e dërguar monedhën në vlera të ulëta përpara se të rikthehej në fund të vitit të kaluar. Një Bitcoin këmbehej të Shtunën me 2,000 dollar

Monedha dixhitale më popullore në botë tashmë vlen 2,000 dollar. Sipas bursave Coinbase dhe Kraken, Bitcoin për herë të parë kaloi këtë kufi duke e dërguar vlerën në total prej 32,92 miliard dollarësh.

Për herë të parë monedha kaloi shifrat e 1,000 dollarëve në 2013-ën por një numër faktorësh ndikuan duke e dërguar monedhën në vlera të ulëta përpara se të rikthehej në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë vlera e Bitcoin rritet me shpejtësi ku në fund të muajit Prill një Bitcoin kushtonte 1,343 dollar. Tashmë tre javë më pas vlera është rritur me 50%.

Një tjetër monedhë e ngjashme është Ethereum e cila kushton 130 dollar dhe vlerësohet me 12 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>